Akuza të rënda ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve kosovarë

  • 03 December 2019 - 07:38
Akuza të rënda ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve kosovarë

“Nuk kontrollohet nga askush kjo kupola e krimit, që dikush akoma e mashtron veten se në Kosovë paska sistem gjyqësor. E ky është gabim! Sistem gjyqësor unë do ta quaja atë sistem që vepron sipas Kushtetutës së vendit, që I zbaton ligjet për ta mbrojtur Kushtetutën dhe të drejtët e liritë e qytetarëve, që çdo qytetar të jetë i barabartë, por në Kosovë nuk ka akoma një sistem të tillë. Sistemi gjyqësor është i kapur nga politika. Për më keq, po në këtë sistem janë instaluar edhe mbeturinat e së kaluarës, prandaj unë do të pyesja nëse dikush ka informata të sakta se sa langoi është aty nga regjimi I kaluar që i kanë dënuar shqiptarët me procese të montuara politike, për interesat serbe”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë alarmojnë për gjendjen e rëndë që po mbretëron në sistemin e drejtësisë në Kosovës, ku askush nuk e kontrollon cilësinë e punës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Reshat Badallaj.

Sipas Badallajt, në asnjë vend të botës demokratike, që thirret në shtet të së drejtës, nuk ndodhë që përkundër dështimeve të mëdha të prokurorëve dhe të gjyqtarëve, të mos ndërmerret asnjë ndëshkim, e sidomos për rastet e qëllimshme për shkelje të detyrave të punës që i bëjnë ata.

Badallaj thotë se Kosova vazhdon të jetë vend model për të keqen, ku prokurorët dhe gjyqtarët i shkelin ligjet me të dyja këmbët.

Sipas Badallajt, është pikërisht arsyeja se askush nuk e mbikëqyr dhe vlerëson punën e tyre, ajo hapësirë e lirë veprimi, që po ua mundëson atyre që të vazhdojnë të ndihen se janë mbi ligjin, sidomos pasi që kanë përkrahjen e politikës së inkriminuar, e cila edhe i ka emëruar në ato pozita, por edhe i ngritë në pozita brenda sistemit gjyqësor apo prokurorial, pasi ata janë vetë kupola e krimit.

Image
Reshat Badallaj

“Nuk kontrollohet nga askush kjo kupola e krimit, që dikush akoma e mashtron veten se në Kosovë paska sistem gjyqësor. E ky është gabim! Sistem gjyqësor unë do ta quaja atë sistem që vepron sipas Kushtetutës së vendit, që I zbaton ligjet për ta mbrojtur Kushtetutën dhe të drejtët e liritë e qytetarëve, që çdo qytetar të jetë i barabartë, por në Kosovë nuk ka akoma një sistem të tillë. Sistemi gjyqësor është i kapur nga politika. Për më keq, po në këtë sistem janë instaluar edhe mbeturinat e së kaluarës, prandaj unë do të pyesja nëse dikush ka informata të sakta se sa langoi është aty nga regjimi i kaluar që i kanë dënuar shqiptarët me procese të montuara politike, për interesat serbe”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, politika aktuale po vazhdon t’i mbaj në sistemin e drejtësisë edhe ish shërbëtorët e regjimit të kaluar, sepse i ka shantazhuar dhe blerë për interesat e veta, por edhe ka instaluar në sistem kuadro të reja që gjithashtu janë në shërbim të politikës së inkriminuar, dhe nuk ia dinë për profesionalizëm.

“Pra, dua të them se aty është e përzier thellë politika. Këta janë të ulur aty me direktiva të kryebanditëve të majave të shtetit. Aty nuk ka vend për njerëz të ndershëm që e zbatojnë ligjin dhe mbrojnë kushtetutën, nuk ka vend në sistemin e drejtësisë kosovare për njerëzit e përkushtuar për luftimin e krimit dhe të korrupsionit, përpos shërbëtorëve të kësaj çdo bande politike që i ka njerëzit e vetë aty. Tani më veç u pa se çka i ndodhi prokurorit Elez Blakaj I cili doli I pari dhe e kundërshtoi politikën dhe deshi të punoj sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Këta e përndoqën dhe detyruan të largohet përtej oqeaneve”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online“.

Prandaj, sipas Reshat Badallajt, me këta të dëgjueshmit, servilët dhe të shantazhurit e politikës nuk merret askush, pasi dihet që ata janë në shërbim të bandave që kontrollojnë majat e shtetit.

“Të japim faktet: Sa e sa skandale,sa e sa afera kanë ndodhur në Kosovë, sa hajnia është bërë në Kosove, fjalën e kam për kryebanditët e majave të larta dhe askush nuk u burgos, askush nuk u dënua! Le të thonë me emër e mbiemër nëse është dënuar dikush për këto aferat e larta që e kanë tronditur vendin”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Për të ecur ky sistem përpara, sipas Badallajt duhet pastruar tërësisht ky sistem me ligjin Vetting.

“Duhet futur domosdoshmërish VETTING-un dhe të ndahet egjra nga gruri, përndryshe me këto banda banditësh që e kanë kapur shtetin nuk dilet nga kjo katrahurë”, pëefundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)