Edi Rama edhe sot e nis ditën me lutje fetare

  • 03 December 2019 - 08:05
Edi Rama edhe sot e nis ditën me lutje fetare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe sot ka vendosur që ta nisë ditën duke publikuar në Facebook, thënie fetare.

Derisa dje ju drejtua besimtarëve myslimanë, sot ka publikuar një lutje për besimtarët e fesë katolike.

‘Fjalët e shenjta’, ka shkruar Rama, përmbi fotografinë ku shihej lutja fetare.

Kujtojmë që kryeministri i Shqipërisë edhe dje e publikoi në mëngjes një thënie fetare në rrjetin social. Rama publikoi një thënie të shenjtë për besimtarët islam.

(Kosova Sot Online)