Sulmojnë policët në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuarit

  • 04 December 2019 - 09:31
Sulmojnë policët në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuarit

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dje në Prishtinë janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë të cilët kanë sulmuar zyrtarët policorë.

Të dyshuarit kanë fyer dhe kanë sulmuar policët derisa ishin në kryerje të detyrës.

Si pasojë e këtij sulmi policët kanë pësuar lëndrime trupore.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)