Nëna britanike akuzohet për mbytje të të birit duke i dhënë drogë

  • 04 December 2019 - 15:58
Nëna britanike akuzohet për mbytje të të birit duke i dhënë drogë

Prokurorët britanikë e kanë akuzuar një grua se e ka mbytur djalin e saj duke i dhënë drogë dhe alkool.

Sipas prokurorëve, gruaja e quuajtur Holly Strawbridge u kishte dhënë drogë djalit me emrin Tyler dhe shokut të tij në shtëpinë e saj në Devon të Anglisë.

Në Gjykatën Mbretërore të Plymouth-it u tha se adoleshenti kishte vdekur nga mbidoza e drogës së njohur si ekstazi ose MDMA.

Sidoqoftë, gruaja e dyshuar i ka mohuar akuzat për ofrim të drogës dhe keqtrajtim të fëmijëve.

Prokurori Peter Coombe, i cili është duke e trajtuar këtë rast, tha: “Ky është një rast pikëllues dhe tragjik i vdekjes së një të riu, vdekje që ka mundur të shmanget”.

“Ajo që e bën rastin më të pazakontë është se personi që i dha viktimës drogë është nëna e tij”, shtoi prokurori Coombe.

Prokurorët pretendojnë se gruaja besonte që droga dhe alkooli do ta ndihmojnë djalin e saj për t’i zgjidhur problemet.

Procesi i gjykimit të këtij rasti të pazakontë është duke vazhduar dhe vendimi përfundimtar pritet të jepet javën e ardhshme, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)