Deputetja shqiptare ‘shpërthen’në lot në parlament: Njerëzit kanë humbur gjithçka

  • 05 December 2019 - 11:46
Deputetja shqiptare ‘shpërthen’në lot në parlament: Njerëzit kanë humbur gjithçka

Parlamenti shqiptar mbajti sot seancën e parë plenare që pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend deputetja e opozitës së re, Eldira Hyseni nuk i mbajti lotët teksa fliste për ngjarje e rëndë që solli 51 viktima.

“Isha përgatitur të flisja për buxhetin por jemi në një situatë ndryshe nga çfarë kemi qenë. Durrësi, Thumana dhe vendet përreth. Unë jam prind, jam nënë dhe në këtë situatë patëm emergjencën të kujdeseshim për jetën. Në katër të mëngjesit nuk kishte ndarje politike. Njerëzit kanë humbur shumë në të gjitha drejtimet dhe sot Durrësi ka nevojë të rigjejë besimin.

Durrësi ka nevojë për një shtet për një qeveri që do t’i përgjigjet. Durrësi ka nevojë për dashuri. Unë nuk dua të besoj që do preken ato lekë për personat e prekur nga tërmeti. Durrësi ka nevojë edhe për të gjetur drejtësi por prioritet është rikthimi në normalitet. Shkollat në Durrës janë të dëmtuara. Prindërit kanë frikë të rikthejnë fëmijët në shkollë. Kanë rënë pallate që janë ndërtuar në 10-vjeçarin e fundit. Kemi nevojë të besojmë tek qeveria, tha Hyseni.

(Kosova Sot Online (