Akuza të rënda për Vetëvendosjen dhe LDK-në: Ja skenari për rikthimin e PAN-it

  • 05 December 2019 - 13:29
Akuza të rënda për Vetëvendosjen dhe LDK-në: Ja skenari për rikthimin e PAN-it

“Pastaj shikoni se si e kërkojnë qëllimisht këta LDK-ja Ministrinë e Punëve të Brendshme, që do të thotë se Vetëvendosja në krye me Albini do bien ndesh, sepse këtë gjë me doemos e ka kërkuar Albini gjatë fushatës dhe ka premtuar që do të burgosen të gjithë krye hajnat, kryebanditët dhe krye vagabondët që ishin të veshur me xhaketën e shtetit. Prandaj këta krye hajna dhe kryebanditë të peshave të rënda ndikojnë shumë në prishjen e këtij pazari”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Mosmarrëveshjet që kanë shpërthyer mes LVV-së dhe LDK-së për arritjen më të shpejtë të koalicionit qeverisës, po vazhdon të komentohet dhe kritikohet ashpër nga analistët politikë, të cilët në fillim iu kanë dhënë mbështetje këtyre partive politike, duke pritur që do të reflektojnë për një qeverisje më ndryshe nga ajo e PAN-it.

Lidhur me këtë krizë që po e prodhojnë tani LVV dhe LDK, për “Kosova Sot Online” ka folur edhe analisti politik, Reshat Badallaj.

Image
Reshat Badallaj

“Qytetarët dhe opinioni publik po ndjehen të mashtruar tani nga kjo që po ndodhë mes LVV-së dhe LDK-së betejës së tyre të ashpër për të kapur secili më shumë pushtet, dhe duke harruar atë që kishin premtuar në fushatë, interesin e shtetit dhe të qytetarit, sepse këto mosmarrëveshje po inskenohet që të prishet bashkëpunimi LVV-LDK, në mënyrë që partia e dytë fituese e zgjedhjeve, LDK. Lehtësisht të kërkon koalicion për bërjen e qeverisë me PDK-në dhe ish partnerët e PAN-it. Mjerisht në Kosovë, si gjithmonë bëhen dhe zhvillohen PAZARET më të Pista në Ballkan, por këtu ke të bësh fjalë edhe me një gjë shumë të rëndësishme. Banda kriminale dhe hajdute të nëntokës kriminale që e thyen qafën, që i dënoi populli me votë, me doemos kërkojnë që të mos bëhet ky pazar, e vetëm e vetëm të mos vjen Albin Kurti në krye të Qeverisë“, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Badallaj dyshon se tani LDK ka filluar tinëzisht lidhjet me PDK-në dhe Hashim Thaçin, prandaj është çështje ditës kur do të del në sipërfaqe një skenar i tillë. 

“Janë akoma të freskëta ato pazaret më të pista në tërësi, në rruzullin tokësor, kur e bënë kanaleve të pufave në mes të Isa Mustafës me Hashimin e Brojës, njëri u bë kryeministër e tjetri president i vendit, dhe këta tani fusin ndërskëmbca të mos vjen në pushtet Albini. Pastaj shikoni se si e kërkojnë qëllimisht këta LDK-ja Ministrinë e Punëve të Brendshme, që do të thotë se Vetëvendosja në krye me Albinin do bien ndesh, sepse këtë gjë me doemos e ka kërkuar Albini gjatë fushatës dhe ka premtuar që do të burgosen të gjithë krye hajnat, kryebanditët dhe krye vagabondët që ishin të veshur me xhaketën e shtetit. Prandaj këta krye hajna dhe kryebanditë të peshave të rënda ndikojnë shumë në prishjen e këtij pazari”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj konsideron se nuk arrihet marrëveshja LVV-LDK, të gjitha pasojat do t’i bartë në shpinë vetëm populli, dhe do t’i kushtoi shumë shtrenjtë një rikthim i PAN-it me LDK-në në pushtet.

“Këta banda, me këto pazare të pista që e kanë për interesa të tyre personale do i bëjnë shumë dëm vendit dhe qytetarëve. Po ashtu edhe në qoftë se vendi futet sërish në zgjedhje përpos se do të futet në krizë financiare, natyrisht se e dëmtojnë akoma më shumë buxhetin e vendit, do të rëndojnë jetën e qytetarit dhe do e bëjnë vendin katrahurë. Këta janë aq të poshtër që nuk respektojnë as ligje, as shtet, as Kushtetutë dhe as vullnetin e qytetarit, se kur ka ardhur fundi, të gjithë këto banda kryebanditësh e kanë tradhtuar votën e qytetarit dhe kinse për të mirën e vendit janë futur në pazare të pista e hajdutësh”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)