“Sadak” jo i vetmi hero me 4 putra/ Njihuni me ‘Brandi’-n shqiptar, qeni që zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës

  • 05 December 2019 - 17:54
“Sadak” jo i vetmi hero me 4 putra/  Njihuni me ‘Brandi’-n shqiptar, qeni që zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës

“Sadak” ishte qeni heroi i forca i Njësisë Speciale të Kosovës, i cili sinjalizoi për shumë persona të ndodhur nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm dhe shumë shpejt mediat filluan të shkruanin për të.

Por, mesa duket, ‘Sada’ nuk është i vetmi hero me katër putra, që bëri të mundur shpëtimin e disa jetëve, pas tërmetit tragjik që goditi vendin.

‘Brandi’, qeni i Policisë së Shtetit, bëri të mundur zbulimin e personave të gjallë, nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit ka publikuar foto e ‘Brandit’, e me sa duket ky nuk ishte misioni i parë i tij, pasi ‘Brandi’ është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.

(Kosova Sot Online)