Mjegull dhe ngrica: Moti për ditët në vazhdim

  • 06 December 2019 - 07:52
Mjegull dhe ngrica: Moti për ditët në vazhdim

Ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot më i butë, pasi që një front i ngrohtë pritet të kaloj mbi vendin tonë. Të premten pas mëngjesit me ngrica dhe mjegull në ultësira, ditën do të mbajë mot kryesisht me diell

Me kalimin e frontit të ngrohtë natën e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës, priten reshje të dobëta shiu, e rreth viseve kodrinore mundësi edhe për shi të akullt, kurse në vise malore mbi 2000m reshje bore.

Për shkak që nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit këtyre ditëve do të përkeqësohen, ku pritet të kalojnë në vlera të pashëndetshme, e ditën e shtunë pritet të zbresin edhe në mesatare.

6.12.2019 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën më butë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e gjatë natës priten reshje të dobëta shiu, vende-vende edhe shi i akullt. Erë e lehtë kryesisht nga juglindja 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

7.12.2019 – Më butë. Herët në mëngjes reshje lokale shiu, e në vise malore mbi 2000m reshje bore. DItën vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në mbrëmje në vise të ulëta pritet të formohen shtresa mjegulle. Erë e lehtë nga juglindja 1-2m/s. Indeksi UV: 1.

(Kosova Sot Online)