Vjen goditja e rëndë për Kosovën: Ky është dështimi i madh

  • 07 December 2019 - 07:29
Vjen goditja e rëndë për Kosovën: Ky është dështimi i madh

“Arsimi në Kosove kërkon reformim, e kjo reformë tash për tash është diçka që një kohë të gjatë është proklamuar por nuk ka funksionuar. Tani jemi dëshmitar të gjithë se për pasojë edhe rënia në mësim nxënie është alarmante, pra nga vit në vit ekziston një gjendje e njëjtë, nuk ka përmirësim të performancës së mësimdhënësve, nuk ka punë me përkushtim të stafit, e cila do të ishte rrugë e vetme për të përmirësuar situatën aktuale”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Kosova e marr edhe një vlerësim të ri negativ në fushën e arsimit, duke mos arritur asnjë përmirësim të rezultatit të testit ndërkombëtar PISA, edhe tri vite pas testit të parë. Madje në disa fusha ka edhe regres.

Sipas vlerësimit të fundit, në listën mes 79 vendeve të botës, PISA e rangon Kosovën të tretën nga fundi, me një rezultat nën mesataren e vendeve pjesëmarrëse. Ajo lë pas vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

Njohësit e kësaj fushe vlerësojnë se kjo është edhe një goditje e radhës për Kosovën, dhe është një alarm serioz për gjendjen e rëndë në arsimin kosovar, kurse përgjegjësit kryesor për këtë gjendje janë të gjithë ministrat që e drejtuan këtë sektor gjatë viteve që po mbeten pas, dhe që po e drejtojnë edhe tani.

Profesori universitar, Blerim Burjani tha për “Kosova Sot Online” se pa një reformë të thellë, e cila nuk është menduar as programuar asnjëherë deri më tash, nuk mundë të ketë përmirësim në këtë fushë.

Image
Blerim Burjani

“Arsimi në Kosove kërkon reformim, e kjo reformë tash për tash është diçka që një kohë të gjatë është proklamuar por nuk ka funksionuar. Tani jemi dëshmitar të gjithë se për pasojë edhe rënia në mësim nxënie është alarmante, pra nga vit në vit ekziston një gjendje e njëjtë, nuk ka përmirësim të performancës së mësimdhënësve, nuk ka punë me përkushtim të stafit, e cila do të ishte rrugë e vetme për të përmirësuar situatën aktuale”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Burjani theksoi se pavarësisht raporteve të dobëta të nxjerra për Kosovën, askush deri më tash nuk e ka marr seriozisht angazhimin për ta përmirësuar këtë gjendje, prandaj duhet vepruar me urgjencë për përmirësimin e sistemit si tërësi.

“Ndoshta duhet rishikim i plotë i këtij sistemi, në disa lëndë ka çalime të mëdha, si në ato matematikore dhe lëndët e shkencave natyrore. Pra ose duhet ndryshuar metodologjinë ose mënyrën e mësimdhënies. Mendoj se një nga qasjet e reja duhet të jenë ushtrimet nga këto grupe lëndësh që duhet të jenë më të shpeshta. Vëzhgimi dhe monitorimi duhet të vendosen si mjet identifikimi i problemeve sepse gjendja në arsim është e keqe qe një kohë të gjatë, edhe ky fakt lidhet në të gjitha nivelet”, theksoi profesor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, akoma më keq është situata kur shihet se te nxënësit ka vazhdimisht rënie të disponimit për mësim, mbi të gjitha nuk ka motivim në nivelin e lartë, dhe krejt kjo po vjen edhe si pasojë e dëshpërimit për të ardhmen dhe pamundësinë e punësimit.

“Prandaj reforma duhet të nënkupton lidhshmërinë e arsimit me nevojat e tregut të punës në të gjitha fushat, për të mos funksionuar lidhjet familjare e klienteliste në fushën e punësimit, me gjysmë analfabetë e akoma me shkolla të pa përfunduara në administratën e shtetit. Një revidim duhet të ndodhë që edhe në administratën e shteti të gjithë ata që kane ushtruar poste menaxheriale pa edukim superior duhet të sistemohen diku tjetër, ata tash shumica kanë marr letra e diploma për ti mbuluar gjërat e mos dijes dhe mos përgatitjes”, deklaroi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)