Fotoreporteri mund ta humb syrin, u godit nga bombola e gazit e policisë

  • 07 December 2019 - 10:38
Fotoreporteri mund ta humb syrin, u godit nga bombola e gazit e policisë

Një fotoreporteri mund t’i humbë shikimi në njërin sy pasi u godit nga policia me bombolë gazi. Ngjarja ndodhi gjatë protestave të dhunshme në Francë.

Fotoreporteri Mustafa Yalgin, i cili punon për agjencinë turke “Anadolu”, shihet në fotografi me sy të gjakosur e të lidhur.

Maska mbrojtëse e tij u thye nga bombola e gazit, e përdorur nga policia franceze gjatë një proteste të dhunshme.

Ai u dërgua shpejt në spital, ndërsa gazetarët që ishin në vendin e ngjarjes thanë se ka gjasa që fotoreporteri mund ta humb shikimin me syrin e lënduar.

Franca është përfshirë nga protestat e dhunshme dhe gazi lotsjellës për shkak të reformave në sistemin pensional.

Sektorët e transportit publik, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, zjarrfikësve dhe shërbyesve civilë u futën në grevë kundër reformave të paralajmëruara nga presidenti Emmanuel Macron.

Grevat i nxitën më shumë se 800 mijë njerëz që të dalin në rrugë dhe të protestojnë. Sindikatat e punëtorëve janë zotuar se nuk do ta ndalin grevën derisa presidenti Macron, shkruan “Metro UK”.

(Kosova Sot Online)