Oqeaneve po u harxhohet oksigjeni shkaku i ndryshimeve klimatike

  • 07 December 2019 - 13:58
Oqeaneve po u harxhohet oksigjeni shkaku i ndryshimeve klimatike

Ndryshimet klimatike dhe ndotja e ushqimeve po e largojnë oksigjenin nga oqeanet, duke i vënë në rrezik shumë lloje të peshqve. Ky është vlerësimi i hulumtimit më të madh të këtij lloji, i kryer nga grupi IUCN.

Përderisa ndotja e ushqimit ka qenë arsye e njohur për dëmtimin e rezervave të oksigjenit në oqeane, hulumtuesit thonë se ndryshimet klimatike po e bëjnë mungesën e oksigjenit edhe më të rëndë.

Rreth 700 rajone oqeanike tashmë po përballen me përqendrim të ulët të oksigjenit, krahasuar me 45 rajone të tilla në vitet e gjashtëdhjeta.

Rrezikimi i oqeaneve nga rrjedhja e elementeve kimike si azoti e fosfori nga fermat dhe industria ka qenë i njohur për një kohë të gjatë sa i përket ndikimit në nivelin e oksigjenit në oqeane dhe ende mbetet faktori kryesor.

Pas lirimit të sasive më të mëdha të dyoksidit të karbonit, një pjesë e madhe e nxehtësisë thithet nga oqeanet. Si pasojë, uji më i ngrohtë mund të mbajë më pak oksigjen. Shkencëtarët vlerësojnë se nga viti 1960 deri në vitin 2010, niveli i oksigjenit në oqeane ka rënë për dy për qind.

Kjo mund të duket si një shifër e vogël si nivel mesatar botëror, por në disa rajone ujore përqendrimi i oksigjenit ka rënë deri në 40 për qind, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)