Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve

  • 09 December 2019 - 08:06
Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve. Ndërkaq, VV’së dhe LDK’së ende nuk kanë arritur koalicion.

Ndonëse kanë përafruar programet e tyre sa i përket synimeve, LDK dhe VV nuk po mund të merren vesh për poste, përkatësisht për një Ministri.

Mirëpo, të dy partive po u rrjedh afati për të thirrur seancën konstituive.

KQZ ka ratifikuar rezultatet me datën 27 nëntor dhe në bazë të kësaj, këto të dyja kanë edhe 19 ditë kohë për të thirrur seancën.

Madje kjo gjë është precizuar edhe në Kushtetutë.

“Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”, Kushtetuta e Kosovës – Neni 66.

Ndryshe, seanca konstituive duhet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe më i ri, e që në këtë rast, të dy vijnë nga Lëvizja Vetëvnedosje, Jahja Koka 71 vjecar dhe Fjolla Ujkani 22 vjecare.

(Kosova Sot Online)