Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje të moshuarin

  • 09 December 2019 - 12:46
Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në rrugën nacionale Sarandë- Gjirokastër, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 75 vjeçar.

Mësohet se identiteti i viktimës është Kosta Kaça. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e njohur si ‘Vrion.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.

(Kosova Sot Online)