PD thërret protestë para gjykatës

  • 09 December 2019 - 16:11
PD thërret protestë para gjykatës

Ditën e nesermë teksa prokuroria do të japë pretencën për çështjen e shumëpërfolur të ‘Babales’, Partia Demokratike pritet të organizojë një protestë.

PD ka njoftuar se nesër në orën 12:00 përballë Gjykatës së Tiranës do të zhvillojë protestë.

Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali.

Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur trafikantët e drogës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë.

Akuza zyrtare e Prokurorisë është “kallëzim i rremë në bashkëpunim” dhe parashikon burgimin deri në 5 vjet heqje lirie për ish-deputetin Ervin Salianji, akuzuar si organizator, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehurit Veliu dhe Alizoti.

(Kosova Sot Online)