Vjen mesazhi për Qeverinë e re: Kështu duhet të çlirohet shteti i Kosovës

  • 10 December 2019 - 07:33
Vjen mesazhi për Qeverinë e re: Kështu duhet të çlirohet shteti i Kosovës

“Kthimi i konkurrencës së lirë në treg dhe zhbërja e monopoleve ka qenë në zotim i të gjitha partive politike, pot tani këtë zbatim të zotimit e presim nga partitë politike që i fituan zgjedhjet dhe po bisedojnë për formimin e qeverisë së re. Tani edhe pse në letër Kushtetuta garanton edhe tregun e lirë dhe sipërmarrjen private, që është burimi kryesor i zhvillimit ekonomik të një shteti, në realitet qeveritë tona, përfshirë edhe këtë në pushtet, vazhdimisht i kanë shkelë ligjet dhe kushtetutë, e një shkelje të tillë nuk duhet toleruar të ndodhë edhe nga qeveria në ardhje”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët bazohen edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare, të cilat përcjellin trendin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, konsiderojnë se një nga faktorët kyç që po ndikon në ngecjen e zhvillimit, është krijimi i hapësirës së madhe të veprimit të kompanive që kanë monopol në ekonominë e Kosovës, dhe të gjitha këto vijnë nga qeveritarët të cilët shkelin ligjet dhe Kushtetutën.

Kështu tha për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ragip Guraziu.

Image
Ragip Guraziu

“Të gjithë jemi dëshmitar se për këto 20 vjet kinse të ekonomisë së lirë të tregut në Kosovë, gjithçka është monopolizuar në interes të mafio-oligarkëve dhe pushtetarëve të inkriminuar. Kjo është edhe një sfidë e re për qeverinë e re të Kosovës, për ato parti politike që kanë fituar shumicën dhe po pretendojnë ta ndërtojnë qeverinë e re. Prandaj vërtetë tani shtrohet pyetja nga secili prej nesh: Deri kur kështu do të vazhdohet me këto monopole dhe kush po përfiton nga ky monopolizim që ka përfshirë thuajse të gjitha fushat? Unë mendoj se përgjigja nuk është vështirë të gjendet. Jam shumë i sigurt që prapa këtyre monopoleve të mëdha fitimprurëse qëndrojnë vetë pushtetarët, janë ata që kanë krijuar kompanitë e tyre dhe kanë gllabëruar bizneset aktuale që po i detyrojnë të falimentojnë dita ditës, njëri pas tjetrit”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Pyetja tjetër që e shtron Guraziu, dhe pretendon se e ka gjetur edhe përgjigjen me lehtësi, është tek lidhja e monopoleve me sistemin e sundimit të ligjit, respektimin e ligjeve dhe të Kushtetutës.

“Aty ku nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka ekonomi të lirë të tregut por ka monopole që janë mbi ligjin dhe kushtetutën e shtetit, kështu po funksionon edhe ekonomia e Kosovës. Në Kosovë nuk ka treg të lirë, ndërsa gjyqësori i kapur nga politika dhe mafio bizneset që mbajnë monopolet është shkelësi kryesor i të drejtave të njeriut”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, partitë fituese të zgjedhjeve, nëse arrijnë ta ndërtojnë së bashku qeverinë e re, LVV dhe LDK, duhet taken parasysh këtë fakt, sepse e kanë premtuar edhe në fushatë elektorale.

“Kthimi i konkurrencës së lirë në treg dhe zhbërja e monopoleve ka qenë në zotim i të gjitha partive politike, pot tani këtë zbatim të zotimit e presim nga partitë politike që i fituan zgjedhjet dhe po bisedojnë për formimin e qeverisë së re. Tani edhe pse në letër Kushtetuta garanton edhe tregun e lirë dhe sipërmarrjen private, që është burimi kryesor i zhvillimit ekonomik të një shteti, në realitet qeveritë tona, përfshirë edhe këtë në pushtet, vazhdimisht i kanë shkelë ligjet dhe kushtetutë, e një shkelje të tillë nuk duhet toleruar të ndodhë edhe nga qeveria në ardhje. Ne kemi dëgjuar edhe zotime për të luftuar dhe pamundësuar monopolet ekzistuese të Devollëve që zhvatën Kosovën dhe qytetarët për plot një dekadë pas pavarësisë, prandaj Qeveria e re duhet ti thotë stop këtij sistemi monopoli të bizneseve të inkriminuara”, përfundoi Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)