Prishtinasi e rreh vëllanë, e bën për spital

  • 10 December 2019 - 11:37
Prishtinasi e rreh vëllanë, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar në Prishtinë, një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 11:00.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 09.12.2019 – 11:00. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K-Ashkali, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull K-Ashkali. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)