Profesori i njohur flet për aktakuzat e Gjykatës Speciale

  • 11 December 2019 - 07:41
Profesori i njohur flet për aktakuzat e Gjykatës Speciale

“Me rastin e Gjykatës Speciale jam që askush të mos japi dorëheqje nga detyrat që i ka. Nëse ka vepër penale në Kosove duhet të jepet përgjegjësi. Dhe, jam që çdo kush që është akuzuar nga Prokuroria e Kosovës, për hir të çështjes dhe jo të ligjit të largohet vullnetarisht. Në kuadër të punës së Gjykatës Speciale nuk mundë të jem për rregull. Është padrejtësi e llojit të vetë me këtë gjykatë; padrejtësi e lartë dhe dënim të subjektit çlirimtar. Këtë nuk duhet për ta pranuar kurrë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, i cili vazhdimisht e ka kritikuar formën dhe përmbajtjen se si është krijuar Gjykata Speciale, tha për “Kosova Sot Online” se edhe përkundër dilemave që po ngritën në opinionin publik, rreth përgjegjësisë dhe aktit të dorëheqjes së atyre që ftohen dhe akuzohen, askush nuk mundë të detyrohet ligjërisht që ta bëjë një gjë të tillë.

Profesor Kelmend thotë se kjo çështjet mbetet krejt vlerësim moral dhe personal i secilit që do të akuzohet.

Image
Muhamet Kelmendi

“Është shumë domethënëse pikëpamja mbi Gjykatën Speciale sa i përket asaj se a është e drejtë. Tërë populli po e kritikon në kuptimin e padrejtësisë dhe të karakterit të saj kundruall gjenocidit serbomadh dhe mos përgjegjësisë së kriminelëve. Në anën tjetër, kjo gjykatë është krijuar nga Kuvendi i Kosovës dhe tash po del si gjykatë e Kosovës pas asnjë karakter të Kosovës, por thjeshtë Gjykatë mbi Kosovën, e jo mbi shtetin kriminal serb dhe gjenocidial serbomadh me përdhunues”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo Gjykatë është duke përmbyllur procesin përgatitor për ngritjen e aktakuzave, dhe për të akuzuarit potencial mbetet të vendosin në vullnetin e tyre nëse do të dorëhiqen nga pozitat publike dhe politike, dorëheqje që ligjërisht nuk mundë të iu kërkohet nga askush.

“Tash veç po përfundon faza para përgatitore e punës së Gjykatës. Nga radhët e UÇK-së janë marr në pyetje shumë persona si dëshmitar dhe si të dyshuar, edhe pa ndonjë bazë, veç si luftëtare. Ne kuadër të punës, kur një politikan dyshohet për ndonjë vepër penale, apo akuzohet, del në aspektin moral e domosdoshme tërheqja nga pushteti dhe nga partia politike. Kjo bije vetëm në aspektin moral. Në aspektin ligjor pa u dënuar në formë të aktgjykimit të plotfuqishëm nuk ka përgjegjësi penale dhe as politike”, deklaroi Kelmendi.

“Megjithatë, me politikë ka të drejtë të merret edhe i dënuari, pas vuajtjes së dënimit. Askund nuk qëndron diçka e kundërt. Me rastin e Gjykatës Speciale jam që askush të mos japi dorëheqje nga detyrat që i ka. Nëse ka vepër penale në Kosovë duhet të jepet përgjegjësi. Dhe, jam që çdo kush që është akuzuar nga Prokuroria e Kosovës, për hir të çështjes dhe jo të ligjit të largohet vullnetarisht. Në kuadër të punës së Gjykatës Speciale nuk mundë të jem për rregull. Është padrejtësi e llojit të vetë me këtë gjykatë; padrejtësi e lartë dhe dënim të subjektit çlirimtar. Këtë nuk duhet për ta pranuar kurrë”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)