“Plani B”, çfarë do të ndodhë nëse dështon koalicioni Vetëvendosje-LDK?

  • 11 December 2019 - 14:22
“Plani B”, çfarë do të ndodhë nëse dështon koalicioni Vetëvendosje-LDK?

“VV-së dhe Kosovës i duhet një koalicion i fuqishëm që do të përfshinte mbi 50% të deputetëve, në mënyrë që t’i sigurojë vendit një qeveri të qëndrueshme e stabile, por jo një koalicion kaq i parcializuar si ai Vetëvendosje me AAK-në, Nismën dhe minoritet, qoftë ky edhe plani B i Vetëvendosjes në rast se dështon koalicioni me LDK, vetëm sa për të mos shkuar vendi ne zgjedhje te reja”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Mungesa e takimeve në mes të liderëve të LVV-së dhe LDK-së, pas takimit të fundit i cili rezultoi më dështim të arritjes së marrëveshjes, sipas analistëve politikë është një paralajmërim serioz i cili flet se negociatat për ndarjen e kulaçit qeverisës janë para dështimit, dhe vendit po i kërcënohet përsëri shkuarja në zgjedhje të reja.

Kështu tha për “Kosova Sot Online” analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Fakti se kaluan disa ditë, nga takimi Kurti Mustafa dhe ende nuk është paralajmëruar asnjë takim tjetër në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas pritjeve aq të mëdha që kishim të gjithë në fillim,tanimë në opinion po krijohet përshtypja, se marrëveshja për koalicionin e ri qeverisës, mund të dështojë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, heqja e vijave të kuqe dhe bërja e koalicionit mes VV-së dhe ish subjekteve politike të mandatit të kaluar qeverisë PAN, nuk do të vie në shprehje, pasi do të ishte një zgjidhje tepër e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët.

“Madje do të ishte një qeverie si kullë prej letre që mundë të shembët nga momenti në moment, si qeveri e pakicës. Përkundër asaj që ka deklarata të dyanshme se megjithatë, marrëveshja do të ndodhë këtë javë, edhe nëse vije deri te dështimi i lidhjes së këtij koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të ishte e pashëndetshme për vet VV-në dhe e papranueshme për Kosovën që në momentet kaq vendimtare para të cilave ndodhet vendi, të krijohet një qeveri aq e brishtë dhe e pa aftë për tu përballuar me sfidat aktuale dhe marrjen e vendimeve të mëdha të cilat e presin shtetin tonë të ri. VV-së dhe Kosovës i duhet një koalicion i fuqishëm që do të përfshinte mbi 50% të deputetëve, në mënyrë që t’i sigurojë vendit një qeveri të qëndrueshme e stabile, por jo një koalicion kaq i parcializuar si ai Vetëvendosje me AAK-në, Nismën dhe minoritet, qoftë ky edhe plani B i Vetëvendosjes ne rast se dështon koalicioni me LDK, vetëm sa për të mos shkuar vendi ne zgjedhje te reja”, deklaroi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)