Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin italian

  • 11 December 2019 - 14:49
Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin italian

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë takimit, Mustafa e falënderoi ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme.

Njëherësh, Mustafa e njoftoi Sardin edhe për zhvillimet e negociatave LDK-LVV drejt bashkëqeverisjes.

Sardi e falënderoi kreun e LDK-së për pritjen dhe bashkëpunimin.

(Kosova Sot Online)