Rama: Italia do na ndihmojë me njerëz në terren në luftën kundër “KÇK-së”

  • 11 December 2019 - 15:51
Rama: Italia do na ndihmojë me njerëz në terren në luftën kundër “KÇK-së”

Në një konferencë për shtyp mes tij dhe Ministrit të Jashtëm Italian Luigi Di Maio, kryeministri Edi Rama u shpreh se Italia fqinje do ta ndihmojë Shqipërinë jo vetëm për tërmetin, por edhe për luftën kundër “KÇK-së”.

Rama tha se Italia do të mbështesë jo vetëm me asistencë teknike por edhe në njerëz në terren, përpjekjen e qeverisë për të luftuar kriminelët dhe anëtarët e ‘organizatës’ që kreu i qeverisë i cilëson si ‘Kap Ça të Kapësh’.

“Me ministrin kemi diskutuar dhe legjislacionin e ri kundër KCK-së dhe njësinë speciale kundër korrupsionit. Ministri më ka konfirmuar gadishmërinë e Italisë për të mbështetur jo thjesht me asistencë teknike por dhe njerëz në terren, bashkëpunim konkret”.

(Kosova Sot Online)