Vidhet kabllo elektrike në Kalanë e Novobërdës

  • 12 December 2019 - 12:47
Vidhet kabllo elektrike në Kalanë e Novobërdës

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje në objektin e Kalasë së Novobërdës.

Në njoftim thuhet se është vjedhur një kabllo e rrymës elektrike.

Rasti është ende nën hetime ndërsa nuk është arrestuar asnjë person.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar raporton se në objektin e Kalasë persona të panjohur kanë vjedhur një kabllo të rrymës elektrike. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)