Lumezi takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, flasin për sundimin e ligjit

  • 12 December 2019 - 14:29
Lumezi takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, flasin për sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i shtetit ka folur edhe për objektivat e institucionit që udhëheq, më qëllim të rritjes së efikasitetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, ambasadorja Butel ka vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, duke ofruar mbështetjen e vendit që përfaqëson për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës.

“Të dy bashkëbiseduesit kanë çmuar bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Francës në Kosovë, si dhe kanë theksuar nevojën e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndër-institucional edhe në të ardhmen, më theks të veçantë, në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të institucioneve të drejtësisë kosovare dhe atyre franceze, në luftimin e të gjitha veprave kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë e të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e bërë nga Prokurori i Shtetit.

Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka falënderuar Ambasadoren Marie – Christine Butel për vizitën dhe interesimin e treguar për sistemin prokurorial, duke e vlerësuar mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhënë institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

(Kosova Sot Online )