Gjendet i vdekur 44-vjeçari nga Podujeva i cili u zhduk para shtatë muajve

  • 12 December 2019 - 14:56
Gjendet i vdekur 44-vjeçari nga Podujeva i cili u zhduk para shtatë muajve

Hetem Deda nga Podujeva ishte lajmëruar i zhdukur nga familjarët e tij, në muajin maj të këtij viti. Përmes një njoftimi, ata kishin kërkuar ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e 44-vjeçarit. Tani, familjarët kanë lajmëruar se ai është gjetur i vdekur.

Mehdi Deda ka njoftuar se vëllai i tij Hetmi është gjetur i vdekur dhe se varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten .

“Me dhimbje e pikëllim ju njoftojmë qe është gjet trupi i vëllait Hetem Deda. Varrimi bëhet nesër më 13:12 2019 në ora 15.00 në Buricë. Zoti e pastë marrë me mëshirën e vet. Familja ju falënderojmë për gjithë kontributin dhe lusim Zotin që t’u shpërblej të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Më 16 maj të këtij viti, për gjetjen e Hetm Dedës kishte kërkuar ndihmë edhe Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve. Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)