Kjo është përgjigja e VV’së ndaj grafiteve “Kurti – Sveçla – Gjuriq”

  • 13 December 2019 - 12:22
Kjo është përgjigja e VV’së ndaj grafiteve “Kurti – Sveçla – Gjuriq”

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas shpërndarjes së disa grafiteve ku shihet kreu i partisë, Albin Kurti, së bashku me anëtarin e kryesisë Xhelal Sveçlën dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Këto grafite të vendosura në disa pjesë të ndryshme të qytetit në Lipjan dhe në Prishtinë, janë bërë pas takimit në Tiranë të Sveçlës dhe Gjuriqit, takim ky i cili ngriti reagime të shumta. 

 

Në një përgjigje për media, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i VV-së, ka thënë se pjesmarrjet nëpër konferenca ndërkombëtare nuk janë negociata, e se tashmë nuk do të mbahet ndonjë konferencë ku ata nuk do të marrin pjesë.

“Pjesëmarrjet nëpër konferencat ndërkombëtare nuk janë negociata. Tash, nuk ka konferencë ndërkombëtare ku nuk ftohet Lëvizja VETËVENDOSJE!. Pas rënies së ‘Zajednicës’ dështoi edhe ‘Shkëmbimi territorial’. VETËVENDOSJE! udhëheq qeverinë e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, gafite të shumta janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit në të cilat shihen foto të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Marko Gjuriqin në mes, duke i quajtur ata mashtrues dhe nënshtrues.

Këto grafite, të vendosura në orët e vona të mbrëmjes së sotme, kanë mbuluar shumë pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe ato në murin e selisë e LDK-së në Lipjan, tek Shtëpia e Kulturës ‘’Tahir Sinani” si dhe nëpër kotejnerë të qyteti.

Ditë më parë një fotografi e publikuar nga media ku në tavolinën e përbashkët shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ngjallur debat të madh në Kosovë.

(Kosova Sot Online)