Ish agjenti i SHIK-ut shokon me akuza: Ja kush e festoi vrasjen e Mujë Krasniqit, dhe kush e urdhëroi vrasjen e Drinit

  • 13 December 2019 - 16:37
Ish agjenti i SHIK-ut shokon me akuza: Ja kush e festoi vrasjen e Mujë Krasniqit, dhe kush e urdhëroi vrasjen e Drinit

Në përvjetorin e vrasjes së heroit kombëtar Mujë Krasniqit, i cili ra në pritë të ushtrisë dhe policisë serbe, ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.

Miftari thotë se Krasniqi i vra pasi ra në pritë, ku edhe akuzon shtabin e Rognerit për këtë vrasje.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se në atë pritë ishin 140 ushtarë të UÇK-së, e 40 prej tyre u vranë duke luftuar.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kur tradhtia e dëshmorëve tentohet të mbulohet me tradhti tjetër!

Sot 21 vite nga vdekja e heroit kombëtar luani i maleve komandat brigade Muj Krasniqit, Beqir Gashit, dhe 38 dëshmorëve tjerë luftëtar nga Kosova, ranë në prita të ushtrisë Serbe, ranë në tradhti duke ju falënderuar informatorëve që sigurimi serb kishte të instaluar në shtabin e Rognerit në Tiranë!

Na ranë në pritë 140 trima, 40 u vranë në luftime në borë nen dhjetëra gradë nen zero, dhjetëra luftëtar u plagosen e u mërdhin, 12 ushtarë tanë u kapen rob, por ma vonë u liruan u shkëmbyen me disa oficer dhe ushtarë serbë që ishin kap rob nga UÇK në Zonën Operative të Shalës të Bajgorës.

Muja u vra pasi kishte autoritetet të pa kontestushum në radhët e UÇK në mbarë Kosovën, kurrë komandant Kapuqit nuk i ka bë përshtypje as si ka llogarit faktor (si ka hangër) se kush ishte shtabi i Tiranes si lideri 'politik' Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Adem Grabovci.

Vrasja e tij ishte festuar fort në Rogner at natë me Viski e raki e meze, sytë ju kishin fry disave nga mërzia që sot kinse e përkujtojnë dhe dalin folin te parët nëpër foltore, pas kësaj tradhtie për ta mbuluat tradhtinë e vet dhe për ti jep tradhtisë drejtim tjetër pas luftës shtabi i Rognerit ZKZ politike (shik_u) urdhëron vrasjen e Komandant Drinit - Ekrem Rexhes!

(Kosova Sot Online)