“E thirra por nuk reagonte” E moshuara rrëfen momentin kur gjeti nusen të vdekur

  • 13 December 2019 - 17:02
“E thirra por nuk reagonte” E moshuara rrëfen momentin kur gjeti nusen të vdekur

Një fqinjë e çiftit nga Librazhdi që u helmuan ka treguar se çfarë ka parë në momenti që ka hyrë në banesën e Olsit dhe Rezarta Hajdarit dhe i ka gjetur të helmuar.

Në një prononcim për “Top-Channel”, e moshuara shprehet se ka thirrur të ndjerën por që ajo nuk merrte më frymë.

“Unë qava e para se më thirri kjo mua. Eja tha se çfarë më ka ndodhur. I thashë çfarë të gjeti moj bijë. Çunin nuk e parashikova dot se u mora me nusën. Oj Rezarta, oj Rezarta, thirr, thirr, e fërkova tek gjoksi, por ajo hiç. Shkonin shumë si çift, aq shumë sa s;di ç’të themi. Dashuria e tepërt qenka…,”– tregon ajo në video.

Ndërsa një tjetër fqinjt shprehet se nuk di asnjë detaj tjetër, por që thjesht ka dëgjuar që dyshja kanë ikur në spital.

“Na thanë që kanë ikur në spital. S’e dimë,”- tregon ai më tej.

(Kosova Sot Online)