BKT Kosovë dhe Priam Village me marrëveshje bashkëpunimi, ofertë me vetëm 3.77% normë të interesit vjetor

  • 13 December 2019 - 17:42
BKT Kosovë dhe Priam Village me marrëveshje bashkëpunimi, ofertë me vetëm 3.77% normë të interesit vjetor

Banka Kombëtare Tregtare SH.A Kosovë dhe Priam Village kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për realizimin e shitjeve të shtëpive në Veterrnik,Prishtinë.

Prishtinë, 12 Dhjetor, 2019 - Në mënyrë që të jetë sa më pranë klientëve, duke iu ofruar mundësi të shumta në përzgjedhjen dhe blerjen e shtëpisë, BKT dhe Priam Village, mundësojnë financim me kushte të veçanta dhe me norma preferenciale interesi, duke filluar nga 3.77% norme te interesit dhe 3.91% normë efektive të interesit, dhe maturitet deri në 15 vite.

Priam Village dhe arkitektët e projektit, janë mbështetur në stilin modern të arkitekturës duke përdorur materialet më kualitative. Priam Village është dizajnuar në formë të tillë që përmbush të gjitha nevojat e një familjeje. Marrëveshja e nënshkruar sot, në mes të Bankës Kombëtare Tregtare dhe Priam Village, ju mundëson që lehtësisht të bëheni pronar i një nga 5 tipet e shtëpive, të përshtatshme për çdo familje dhe çdo buxhet, duke filluar nga 125 metra katrorë e deri në 550 metra katrorë. Shtëpitë janë në tokë me pronësi të përhershme. Tipet e ndryshme të shtëpive kanë arkitekturë moderne e funksionale dhe sjellin teknologjinë smart home. Lagjia ka stilin e mbyllur të banimit me siguri 24/7, ka shkollën publike në prag të lagjes, hapësira argëtuese, sportive, restaurante, market e barnatore dhe çdo shërbim tjetër për jetë moderne dhe të rehatshme. Gërshetimi i hapësirës së mjaftueshme dhe komoditeti në banim është një nga objektivat më të rëndësishme të kësaj lagjeje bashkëkohore.

Banka Kombëtare Tregtare Kosovë, gjithnjë e fokusuar në mirëqenien e të gjithë klientëve, është e dedikuar që të krijojë bashkëpunime të ndryshme për të mundësuar lehtësira në financimin e klientëve të saj.

(Kosova Sot Online)