Milaim Zeka zbulon tre emra të VV-së dhe Ministritë që ata do të udhëheqin

  • 13 December 2019 - 20:50
Milaim Zeka zbulon tre emra të VV-së dhe Ministritë që ata do të udhëheqin

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka ka publikuar tre emra nga Lëvizja Vetëvendosje ku thotë se po spekulohen që do të udhëheqin tri ministri në Qeverinë e re.

“Deri më tani spekulohet për këta emra të ministrave nga VV-ja

1. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

2. Arben Vitia, shëndetësi

3. Besnik Bislimi, financa”, shkruan Zeka në Facebook.

Ndryshe, sot janë takuar Isa Mustafa dhe Albin Kurti, por që nuk arritën të finalizojnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ata pas takimit kanë theksuar se pritet një takim i radhës nesër.

(Kosova Sot Online)