Deputeti i VV-së: Shpresojmë që sot LDK të jetë më fleksibile, ndryshe kjo situatë i konvenon vetëm Hashim Thaçit dhe njerëzve të tij

  • 14 December 2019 - 10:08
Deputeti i VV-së: Shpresojmë që sot LDK të jetë më fleksibile, ndryshe kjo situatë i konvenon vetëm Hashim Thaçit dhe njerëzve të tij

Pas dështimit të djeshëm për arritjen e marrëveshjes me LDK-në, ka reaguar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Ai ka shkruar që shpreson që sot do të lëshoj pe lidhja Demokratike e Kosovës.

“ Ndryshe krejt kjo vonesë i konvenon vetëm Hashim Thaçit dhe shokëve të tij kapësve të shtetit.”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Bajqinovcit:

Po shpresoj se sot LDK-ja do të jetë fleksibile, që të ecim përpara duke e formuar qeverinë e re në krye me Albin Kurtin.

Ndryshe krejt kjo vonesë i konvenon vetëm Hashim Thaçit dhe shokëve të tij kapësve të shtetit.

(Kosova Sot Online)