“Kryqëzohet rëndë Hashim Thaçi”, ja dështimet që ia solli Kosovës

  • 14 December 2019 - 15:59
“Kryqëzohet rëndë Hashim Thaçi”, ja dështimet që ia solli Kosovës

 “Hashim Thaçi është njeriu i fundit që mund të flas për krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptareve. Për dy mandate ishte kryeministër. Një mandat president. Asgjë nuk beri për këto kohë sa ishte në krye të shtetit. Ky njeri na i ka bërë dëmet më të mëdha në çdo aspekt. Filloi bisedimet me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm ndaj saj. Kjo e favorizoi në masë të madhe Serbinë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

 

Image
Faik Krasniqi

Pas reagimit nga ana e presidenti të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili e fajësoi faktorin ndërkombëtar pse Serbia nuk i njeh, nuk i pranon dhe nuk kërkon falje për krimet e luftës në Kosovë, ka reaguar edhe analisti politik, Faik Krasniqit. 

Sipas Krasniqit, me këtë qasje kritike ndaj faktorit ndërkombëtar, Hashim Thaçi po mundohet që pas 20 vitesh në liri, dhe 12 vite shtet i pavarur fajin për mos ndëshkimin e krimeve të Serbisë , dhe mos pranimin e krimit të kryer nga serbët në Kosovë, të ua vesh pa të drejtë faktorit ndërkombëtar.

 Krasniqi shprehet se presidenti po mundohet që ta mbulojë dështimin e vetë dhe qeverisë që e ka kryesuar në dy mandate për ta sensibilizuar faktorin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, dhe për ta mbështetur drejtësinë kosovare që t’i trajtojë në mënyrë meritore krimet dhe dëmet e luftës.

“Hashim Thaçi është njeriu i fundit që mund të flas për krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptarëve. Për dy mandate ishte kryeministër. Një mandat president. Asgjë nuk beri për këto kohë sa ishte në krye të shtetit. Ky njeri na i ka bërë dëmet më të mëdha në çdo aspekt. Filloi bisedimet me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm ndaj saj. Kjo e favorizoi në masë të madhe Serbinë. Serbia po hapë kapituj të rinj për t'u bërë anëtare e BE-së, kurse Kosova akoma s'ka liberalizim të vizave. Shpërblim për agresorin dhe ndëshkim për viktimën. Drejtësia dhe humaniteti i Evropës. Ky njeri na solli edhe Gjykatën Speciale. Kjo Gjykatë është absurditeti më i madh”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Krasniqit, pasojat e këtij dështimi të Hashim Thaçit në amnistimit të krimeve të Serbisë në Kosovë, dhe ngritja e Gjykatës Speciale kundër Kosovës, do të lënë pasoja të mëdha me dekada të shtetin e tonë. 

“Nuk është halli i individëve që mundë të dënohen për krimet e supozuara, por pasojat që do t'i kemi në të ardhmen si shtet. Edhe i vrarë edhe i cilësuar si agresor. Një gjë e tillë s'ka ndodhur kurrë në histori të njerëzimit. Sikur Hashim Thaçi të mos fillonte bisedimet me Serbinë pa kushte, Kosova do të ishte ajo që do të hapte kapituj për t'u bërë anëtare e BE-së. Prandaj ky njeri është fajtori kryesor për këto dështime dhe lëshime, por edhe bashkë partiakët e tij dhe partitë e tjera që e kanë mbështetur. Për çdo të zezë që i kanë ndodh vendin tonë për fajin e tyre, fatura duhet t'u shkoj të lartë përmendurve”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)