Mungon Vjosa Osmani, Mustafa në takim me Kurtin i shoqëruar nga Haziri e Veliu

  • 14 December 2019 - 17:27
Mungon Vjosa Osmani, Mustafa në takim me Kurtin i shoqëruar nga Haziri e Veliu

Kreu LDK’së, Isa Mustafa, në takimin e sotëm me kreun e LVV’së, Albin Kurtin, është shoqëruar nga nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Në këtë takim sipas burimeve të mediave nuk po merr pjesë fare nënkryetarja e parë, Vjosa Osmani, e cila sot është përplasur me Veliun rreth takimit me Kurtin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë kohës sa po regjistroheshin si deputetë.

Media për të konfirmuar një gjë të tillë ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit të partisë, Besian Mustafa, megjithatë i njëjti nuk ka kthyer kurrfarë përgjigje.

Takimi i sotëm mes LDK’së dhe VV’së është në vazhdën e përpjekjeve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

(Kosova Sot Online)