Vjen propozimi: Kjo është zgjidhja më e mirë me Ligjin për Pagat

  • 14 December 2019 - 18:00
Vjen propozimi: Kjo është zgjidhja më e mirë me Ligjin për Pagat

 “Nuk dua ta mbroj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për paga, sepse vendimi i tyre mund të ketë edhe ndikim politik dhe tendencë për të shkaktuar trazira politike dhe sociale në Kosovë. Por siç e ceka, paga me rritje dhe duam cilësi. E kam pa atë ligj, kishte shume padrejtësi. Dikujt t'i rritet paga për 40 euro, kurse dikujt dyfishi i pagës. Është shumë e pa drejtë. Nëse duam të punojmë drejtë pagat duhet të rriten në mënyrë të drejtë. Qeveria e re kur të formohet, urgjentisht duhet që atë ligj ta rishikojnë dhe ta rregullojnë në mënyrë të drejtë. Kurse sindikatat duhet ta ulin bishtin se këtij sistemi shkatërrues edhe ata i kanë kontribuar”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

 

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi edhe pse nuk e mbron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të pagave, ai kërkon që ky ligj të rikthehet edhe njëherë në qeverinë e Kosovës, në mandatin e ri që po vjen dhe të gjitha mangësitë që përmban ligji të përmirësohen, duke gjetur zgjidhje të pranueshme të shpërblimit për të gjithë nëpunësit, sipas meritës dhe rezultatit në punë. 

Analisti Faik Krasniqi thotë se nuk është kundër ngritjes së pagave, po paraprakisht duhet vlerësuar efektin që japin pagat e ngritura në funksion të efikasitetit të funksionimit të institucioneve, dhe të kualitetit në punë.

“Rezultati i PISA ishte tepër zhgënjyes. Për këtë rezultat askush nuk mori përgjegjësi. As politika që shkatërroi arsimin, dhe as mësimdhënësit. Faji po hidhet sa në njërën anë e sa në tjetrën. Pagat duhet të rriten, por duam të ketë edhe cilësi, si në arsim dhe në çdo sektor tjetër. Duan paga më të mëdha kurse nuk ofrojnë asnjë cilësi, jo vetëm në arsim por edhe në sektorët tjerë. Mjekët duan paga dyfish më të mëdha, por gjithashtu duan të punojnë edhe në sektorin publik edhe në privat. Askund në botë nuk ka kështu”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online “.

Duke bërë këtë vlerësim, Krasniqi  thotë se për asgjë nuk e mbështetë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm në mënyrë parimore angazhohet për shpërblim sipas punës dhe cilësisë,  për të drejta si për sektorin publik edhe atë privat. 

“Nuk dua ta mbroj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për paga, sepse vendimi i tyre mund të ketë edhe ndikim politik dhe tendencë për të shkaktuar trazira politike dhe sociale në Kosovë. Por siç e ceka, paga me rritje dhe duam cilësi. E kam pa atë ligj, kishte shume padrejtësi. Dikujt t'i rritet paga për 40 euro, kurse dikujt dyfishi i pagës. Është shumë e pa drejtë. Nëse duam të punojmë drejtë pagat duhet të rriten në mënyrë të drejtë. Qeveria e re kur të formohet, urgjentisht duhet që atë ligj ta rishikojnë dhe ta rregullojnë në mënyrë të drejtë. Kurse sindikatat duhet ta ulin bishtin se këtij sistemi shkatërrues edhe ata i kanë kontribuar. Pse askush nuk e ngriti kurrë zërin për sektorin privat, që kanë paga të vogla dhe shtypen nga punëdhënësi. Punojnë mbi 200 orë në muaj dhe marrin 200 euro. Këtu po e shikojnë vetëm interesin personal, por jo edhe interesin e përgjithshëm”, deklaroi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )