Zëdhënësi i VV’së konfirmon se s’ka takim sot me LDK’në

  • 15 December 2019 - 11:12
Zëdhënësi i VV’së konfirmon se s’ka takim sot me LDK’në

Pas dy takimeve radhazi, LDK dhe LVV nuk do të takohen sot. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Edhe pse ka më shumë se dy muaj që kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë, dy partitë nuk kanë arritur ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të formuar një koalicion.

Marrëveshja nuk është arritur as pas pothuaj dy muajve bisedimesh e harmonizimi qëndrimesh, ku  dy subjektet u pajtuan për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.

(Kosova Sot Online)