Bërnabiq: Handke vjen në Serbi në mars ose prill 2020

  • 16 December 2019 - 09:16
Bërnabiq: Handke vjen në Serbi në mars ose prill 2020

Peter Handke do të vizitojë Serbinë në mars ose prill të vitit të ardhshëm.

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke do të vizitojë Serbinë në mars ose prill të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar ardhjen e Handkes në Serbi.

Kurse, Bërnabiq në një prononcim për “TV Pink” tha se Handke do të qëndrojë për vizitë në Serbi në mars ose prill të vitit të ardhshëm.

Nderimi i Handkes me Nobelin për Letërsi u përcoll me reagime dhe kundërshti të mëdha nga vende të ndryshme të botës, kjo pasi Handke ishte mbështetës i Sllobodan Millosheviqit dhe kishte mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pikërisht për këtë Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Afganistani bojkotuan ceremoninë e dhënies së çmimit. 

(Kosova Sot Online)