Vjen ‘goditja’ e radhës për Shpend Ahmetin, i kërkohet edhe një dorëheqje

  • 16 December 2019 - 14:16
Vjen ‘goditja’ e radhës për Shpend Ahmetin, i kërkohet edhe një dorëheqje

“Për aq më tepër, Shpendi përveçse mori dënimin e merituar në këto zgjedhje, ai përfundimisht po shkon drejtë fundosjes bashkë me klanin e tij, ndaj nëse refuzon rastësisht dorëheqjen, Ahmeti duhet të shkarkohet urgjentisht edhe nga pozita e të parit të kryeqytetit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Humbja e madhe që pësoi Shpend Ahmeti si kryetar i PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti, duke mos arritur që të merr as një mandat për deputet edhe pse ishte në koalicion me AAK-në, ka bërë që analistët politikë të kërkojnë dorëheqjen pa kushte të Ahmetit nga pozita e kreut të Prishtinës, ose të shkarkohet nga vota e asamblistëve.

Për shkak të dështimit në zgjedhje, Shpend Ahmeti së fundi dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të PSD-së. Mirëpo tani kërkohet që në shenjë të humbjes së besimit qytetar, që u dëshmua në zgjedhjet e fundit në cilësinë e kandidatit për deputet, Ahmeti të largohet edhe nga pozita e kryetarit të Prishtinës, qytet të cilin e ka degraduar për një mandat e gjysmë me keq qeverisje.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Pas debaklit që pësoi në zgjedhjet e 6 tetorit, kryetari i Komunës së Prishtinës dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë, por jo edhe nga posti i të parit të kryeqytetit, ndërsa në vend të tij, në krye të partisë që ai e drejtonte, sapo është zgjedhur Dardan Molliqaj. Ndaj njëkohësisht dhe po të njëjtin shembull Shpendi do duhej ta ndiqte edhe për postin e kryetarit të Komunës, duke dhënë dorëheqje edhe nga kjo pozitë, pasi që këtë ai e fitoi në emër të një partie tjetër, si Lëvizja Vetëvendosje, prej të cilës ai është larguar, e që tani ajo po pritet të udhëheqë me Kosovën, kurse z. Ahmeti nuk përfaqëson më as qytetarët e Prishtinës”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri vlerëson se Shpend Ahmeti me dështimin në zgjedhjet 6 tetorit, mori dënimin e dyfishët, edhe si kandidat për deputet, por edhe si kryer komune. 

“Prandaj nuk e ka as minimumin ë të drejtës legale elektorale as morale që të mbaj akoma të uzurpuar ulësen e kryetarit të Prishtinës. Për aq më tepër, Shpendi përveçse mori dënimin e merituar në këto zgjedhje, ai përfundimisht po shkon drejtë fundosjes bashkë me klanin e tij, ndaj nëse refuzon rastësisht dorëheqjen, Ahmeti duhet të shkarkohet urgjentisht edhe nga pozita e të parit të kryeqytetit”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)