Vuçiç vizitë dy ditore në Shqipëri, në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor
Të premten dhe të shtunën Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të vizitojë Shqipërinë.
Zyra e presidentit të Serbisë njoftoi se presidenti serb do të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë më 20 dhe 21 dhjetor ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.
Zyra e Vuçiç nuk ka dhënë hollësi lidhur me programin dhe kohën e takimit.
Kjo do të jetë hera e tretë që presidenti serb viziton Tiranën dhe hera e dytë brenda këtij viti.
Vizita e tij e fundit ishte në maj në samitin e Brdo-Brijunit.
(Kosova Sot Online)