“Hashim Thaçi i sfidon Albin Kurtin dhe Isa Mustafën”

  • 16 December 2019 - 16:20
“Hashim Thaçi i sfidon Albin Kurtin dhe Isa Mustafën”

“Presidenti Hashim Thaçi i zuri në gjumë VV-në dhe LDK-në. Presidenti Hashim Thaçi nuk i ftoi fare në takim konsultativ përfaqësuesit e këtyre dy partive politike, sikur ka qenë traditë në të kaluarën, por e caktoi datën 26 dhjetor datë të mbledhjes së parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit, ndonëse koalicioni VV-LDK me marrëveshjen që duhet të arrihet mes tyre, nëse e bëjnë atë nuk janë akoma askund”, tha Guraziu për Kosova Sot Online”.

Edhe pse janë në proces të bisedimeve për ta finalizuar marrëveshjen për koalicion, liderët e dy partive politike fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje dhe LDK, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka pritur që marrëveshja e tyre të nënshkruhet, por e ka caktuar 26 dhjetorin datë kur duhet të mblidhet Kuvendi i Kosovës dhe të fillojë procesi i formimit të institucioneve të shtetit.

E analisti politik, Ragip Guraziu duke e komentuar këtë veprim të Hashim Thaçit, thekson se Presidenti i ka sfiduar Albin Kurtin dhe Isa Mustafën, duke ua bërë me dije se me mosmarrëveshjet e tyre, po e shpenzojnë afatin kushtetues, prandaj e ka ushtruar autoritetin e tij dhe e ka caktuar seancën në kufirin e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Image
Ragip Guraziu

“Presidenti Hashim Thaçi i zuri në gjumë VV-në dhe LDK-në. Presidenti Hashim Thaçi nuk i ftoi fare në takim konsultativ përfaqësuesit e këtyre dy partive politike, sikur ka qenë traditë në të kaluarën por e caktoi datën 26 dhjetor datë të mbledhjes së parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit, ndonëse koalicioni VV-LDK me marrëveshjen që duhet të arrihet mes tyre, nëse e bëjnë atë nuk janë akoma askund”, tha Guraziu për Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, tani Isa Mustafa dhe Albin Kurti duhet t’i përshpejtojnë veprimet për marrëveshjen, pasi kanë mbetur vetëm edhe pak ditë në dispozicion, deri në mbajtjen e seancës së caktuar nga Hashim Thaçi. 

“Hapat drejtë marrëveshjes duhet të përshpejtohen, mendoj unë, sepse deklaratat janë mjaft pozitive nga të dyja palët. Ajo që është pozitive pas këtij vendimi të Hashim Thaçit, është heqja e dilemës nga Albin Kurti, sepse deri më tash ai e ka pasur frikën tek presidenti Thaçi se si do veprojë, a do të jep Dekretin për mbledhjen e parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit apo do të mblidhet Kuvendi sipas marrëveshjes së vetë partive politike, mirëpo presidenti Hashim Thaçi e kreu obligimin e vetë dhe caktoi 26 dhjetorin si dita dhe data më e përshtatshme, deri kur partitë politike do të kenë kohë të mjaftueshme që të merren vesh ,që ta formojnë Qeverinë e re të kësaj legjislature, VV-LDK-ja”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo Guraziu është skeptik sa i takon ndonjë lëvizje shumë pozitive për ndryshim në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë të re, pasi që përplasjet publike që po bëhen tani në prag të marrëveshjes për koalicion, mes disa oponentëve të LVV-së dhe LDK-së, do ta karakterizojnë edhe punën e kuvendit, dhe kështu që kjo legjislaturë sikurse të kaluarat, nuk do të jetë shumë funksionale.

“Tani a do të arrij të konstituohet legjislatura e re, dhe a do të arrijnë deri atëherë që Vetëvendosje dhe LDK të nënshkruajnë marrëveshjen e tyre për koalicion, besoj që nuk do të jetë ndonjë problem me pikëpyetje të madhe, këta do të merren vesh për ta konstituuar Kuvendin dhe formuar Qeverinë e re, por kam frikën se gjatë gjithë mandatit, për aq sa do të zgjas ai, do të rijnë në këmbë kundër njeri tjetrit sikur gjelat e egërsuar, sepse po shihet ashiqare si janë duke rrjedhur punët deri këtu. Pra nuk ka shpresë për ndryshime shumë pozitive dhe Kuvend funksional për interesin e qytetarit sepse na çmenden duke u takuar dhe duke mos u akorduar, duke u përplasur pas takimeve, mbledhjeve mes grupeve punuese e liderëve. Koalicioni i ndryshimit dhe zhvillimit nuk mundë të ndërtohet kështu si po veprojnë këta me këso fryme të acaruar dhe konfrontuese”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)