Paralajmërimi pas dorëheqjes: Ky do të jetë fundi i Shpend Ahmetit

  • 17 December 2019 - 07:33
Paralajmërimi pas dorëheqjes: Ky do të jetë fundi i Shpend Ahmetit

“Këtë matrapaz e ka kapluar frika në palcë ndaj i druhet edhe turpit të radhës-shkarkimit. Ky dilinxhi dhe ajo banda e vogël me një grusht mangupësh janë në shtratin e vdekjes dhe duke dhënë shpirt. Ndaj, populli nuk duhet pritur me as grahmën e fundit të këtij virusi por urgjentisht duhet shkarkuar. Çdo vonesë është e dëmshme jo vetëm për kryeqytetin por për tërë vendin sepse janë dëshmuar që kanë punuar për interesa të tyre personale duke i trashur xhepat e tyre me hajni dhe kanë bashkëpunuar me klane serbiane. Shkarkimi aspak nuk mjafton ky dhe ajo banda mangupësh vendin e kanë në burg”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj e ka vlerësuar zhvillim pozitiv dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga PSD-ja, pasi sipas tij, kjo dorëheqje krijon parakushte që Ahmeti më në fund të shkarkohet edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, dhe të dërgohet në burg, atje ku sipas Badallajt, e ka vendin për të gjitha të zezat që i ka sjell kryeqytetit.

Sipas Badallajt, Shpend Ahmeti po fillon tinëzisht të largohet nga politika, pasi i është harxhuar ushqimi në grazhdin e vjetër, dhe po i mbyllen edhe kanalet nëpërmes të cilave ka vjedhur dhe e ka zhvatur djersën e qytetarit dhe buxhetin e taksapaguesve të ndershëm.

Image
Reshat Badallaj

“Shpend hajni, apo Shpend jahti, pasi humbi me shumë turp, që nuk e mban në mend historia, më në fund e pa dhe iku me bishtin ndër vegë. Edhe një gjë e ka parë ky dinak sepse aty, pra në këtë bandë mafioze dhe shumë të rrezikshme jo vetëm për Prishtinën por për tërë Kosovën, nuk ka grazhd të fortë për të vjedhur, prandaj iku me marren më të zezë. Ky matrapaz e ka parë edhe frikën tjetër se edhe qytetarët e Prishtinës do t'i bien shuplakën e fundit dhe kinse do punoj vetëm për kryeqytetin”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

Sido qoftë, Badallaj thotë se skenarët për mashtrim janë të pamundur, pasi qytetarët e kanë kuptuar çfarë mashtruesi është Shpend Ahmeti.

“Prandaj janë të kota përpjekjet qoftë për të ikur nga përgjegjësia, qoftë për ta reformuar dhe ringjallur PSD-në me figura të tjera, sikur është zgjedhje e Dardan Molliqajt në krye të PSD-së, në vend të Shpend Ahmetit”.

Sidoqoftë, Badallaj të ardhmen e afërt të Shpend Ahmetit e sheh akoma më të zymtë, të shkarkuar nga pozita e kryetarit të Prishtinës dhe me ndëshkimin me burg.

“Nuk mund t'i shes më dushkun për gogla, sepse koha e këtij dredharaku dhe të këtij të pabesi ka përfunduar. Tashti mundohen me një grup kopukësh që ta këndellin këtë bandë, por, populli e ka parë hilen e tyre. Këtë matrapaz e ka kapluar frika në palcë ndaj i druhet edhe turpit të radhës-shkarkimit. Ky dilinxhi dhe ajo banda e vogël me një grusht mangupësh janë në shtratin e vdekjes dhe duke dhënë shpirt. Ndaj, populli nuk duhet pritur me as grahmën e fundit të këtij virusi por urgjentisht duhet shkarkuar. Çdo vonesë është e dëmshme jo vetëm për kryeqytetin por për tërë vendin sepse janë dëshmuar që kanë punuar për interesa të tyre personale duke i trashur xhepat e tyre me hajni dhe kanë bashkëpunuar me klane serbiane. Shkarkimi aspak nuk mjafton ky dhe ajo banda mangupësh vendin e kanë në burg”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)