Fushë Kosovë: Hyjnë me forcë në lokal, vjedhin para dhe ikin

  • 17 December 2019 - 13:12
Fushë Kosovë: Hyjnë me forcë në lokal, vjedhin para dhe ikin

Të hënën në Fushë Kosovë, një person ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në lokalin e tij ku kanë vjedhur para

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku sipas ankuesit, të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij afarist ku kanë vjedhur para dhe kanë shkaktuar dëme.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)