Haradinaj flet për bisedimet VV – LDK, u kërkon të mos vonohen në krijimin e Qeverisë

  • 17 December 2019 - 14:24
Haradinaj flet për bisedimet VV – LDK, u kërkon të mos vonohen në krijimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas mbledhjes së qeverisë, derisa, ka komentuar edhe bisedimet për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 “Qeveritë nuk hyjnë në borxh, sepse bëjnë dëme të natyrave tjera, fatmirësisht Kosova është endë në rregull, përkundër vonesave politike, funksionimi ynë në pyetjen e juaj po ndodh ende, nuk është mirë me u vonu tepër krijimi i institucioneve tjera”, ka deklaruar Hardinaj.

Tutje, kryeministri në detyrë ka thënë se do të takohej në çdo kohë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“E kisha taku në çdo kohë z.Kurtin, ne jemi opozitë ata i kanë fitu zgjedhjet, ata duhet mi ndërtu institucionet, po ne jemi opozitë nuk e shohim vetën pjesë të qeverisë Kurti”, ka thënë ai. 

Haradinaj thotë se institucionet e reja duhet të krijohen sa më shpejtë, e shton se nëse nuk do të vazhdonte punën qeveria në detyrë me vendime, do të bankrotonte shteti.

“Kemi parasysh se është mirë që sa më shpejtë të krijohen institucionet, nuk është mirë që të vonohen në pafundësi, barra bien mi fituesin e zgjedhjeve, në këtë rast, VV, nuk e kam këtë me thënë se duhet me bë kompromise, po fituesi është mandatar, vonesa në institucione nga fituesi është minus për ta, për ata që kanë premtu se do ta ndërkrejnë zhvatjen e shtetit, ata kanë mujt me qenë qeveri po nuk janë t’i marrë vendimet, ose që kanë me ç’kap shtetin, po shihet më duket se nuk kanë qenë të vërteta. Punët që po i kryej sot duhet mi kry se bankroton shteti”, shton ai.

I pari i qeverisë në detyrë thotë se që qeveria në krye me Albin Kurtin do të jetë zhgënjim.

“Ne jemi subjekt politik, ne nuk votojmë vendime të kujtdo qoftë tjetër, kush s’na ka vetë edhe nuk i përzihemi kërkujt, unë edhe s’kam opinion se çka duhet me ndodhë mes tyre, i kanë fitu zgjedhjet, përgjegjësinë  e kanë me kërku qeverinë.

Unë kam fol më përpara për vlerësimin tim për një qeverisje Kurti bazuar për vlerësimet që kanë, nëse e voton parlamentin, gjithmonë kam thënë që kam dyshim në aftësitë e tij menaxheriale, edhe që do të jetë zhgënjim kjo qeveri. Pres që qeveria që vjen të jetë shumë e dobët”, ka thënë ai.

Sa i përket asaj se a do të votonte partia e tij presidentin e LDK’së, ai thotë se ky vendim merret në parti.

“Kur të diskuton AAK-ja për një kandidaturë të presidentit ju lajmërojmë, unë nuk kam pritë kur të jap dorëheqje që është gjashtë muaj pas dorëheqjes të jemi bashkë. Ju siguroj që planet e mia nuk kanë qenë me u kthy në këto zyre, çka bën Aleanca më vonë, janë vendime të subjektit politik, na mundemi me vendos çka të dojmë, jemi subjekt i lirë prej tyre”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se nuk ka marrë ftesë nga VV apo LDK për diskutim, derisa ka komentuar edhe deklaratat e Kurtit për Listën Serbe.

“Ne nuk kemi marrë kurrë asnjë ftesë nga VV apo LDK për diskutim, nuk e kundërshtojmë asnjë takim, unë kur e kam formu qeverinë është dashtë me negociu edhe me Listën Serbe, tash po e shoh që edhe Albini e ka marrë vesh që duhet ma në fund, sido që të jetë nuk refuzojmë diskutime për interes të vendit, po ne nuk shohim rol si me ndihmu në krijimin e institucioneve”, shtoi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)