Parashikimi: Ky është testi i vërtetë për Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 18 December 2019 - 07:35
Parashikimi: Ky është testi i vërtetë për Vetëvendosjen dhe LDK-në

“Kosova si demokraci e re është bërë një shtet që funksionon me mashtrime dhe diskriminime në zbatimin e ligjit dhe të së drejtës, dhe nuk ka kush që e detyron të kthehet vendi në rend dhe ligj. Ky kaos na vjen për shkakun se vetë partitë politike që veprojnë dhe arrijnë të futen në institucione, për ndërtimin e tyre, janë mbi ligjin dhe mbi shtetin, mbi kushtetutë. Shteti i Kosovës është pronë e partive por jo i qytetarëve. Shumë dëm i është bërë shtetit dhe të gjithë qytetarëve”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas njohësve të fushës së të drejtës, në shtetin e ri të Kosovës në të gjitha këto dy dekada të përpjekjes për ndërtimin e shtetit të së drejtës, problemi më i madh në shoqërinë e re kosovare vazhdon të mbetet mos respektimi i ligjeve dhe moszbatimi i tyre.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online”, profesori universitar, Blerim Burjani. Madje ka potencuar edhe një fakt skandaloz, sipas të cilit edhe pse ligjet ndryshohen e amandamentohen, ato nuk sjellin rezultat gjersa nuk zbatohen në praktikë.

Kjo sipas Burjanit e vërteton më së miri konstatimin se për zbatimin e ligjeve nuk interesohet askush, të gjithë dalin mbi ligjin e mbi kushtetutën, kështu që duke qenë në një lidhje zingjirore të shkelësve të ligjit, askush nuk dënohet për mos respektim të ligjeve. Kjo sjellje anti-ligj ka bërë që shteti i ri i Kosovës, të identifikohet edhe në raportet ndërkombëtare si një shkelës i rëndë i të drejtave të njeriut.

Image
Blerim Burjani

“Së pari nuk po zbatohet kushtetuta e lëre më ligjet. Nëse cenohet barazia me ligj kundër kushtetues , pastaj automatikisht vijnë punësimet nepotiste, punësimet me lidhje në të gjitha nivelet e institucioneve të shtetit, nga ato lokale e deri në shërbimin diplomatik, punësime kudo plotësisht pa kritere”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, janë të pa dobishme tërësisht ndryshimet që bëhen në disa pako ligjore, derisa ato nuk zbatohen as minimalisht me kriteret bazike.

“Në fillim të zbatimit të tyre, nuk ka analiza të mirëfillta të zbatimit të ligjit dhe nevojës për ndryshim eventual, por ato ndryshime bëhen vetëm sa për formë dhe evidenca statistikore të punës në ligj bërje. Ligjet përmendin kritere e ato aspak nuk përfillen, këta punësojnë asistentët që ju shërbejnë për të ju bartur çantat me letra, punësojnë edhe përkthyes në cilindo dikaster të rëndësishëm të institucioneve të shtetit. Në pozitën e një ambasadori mundë të emërohet edhe një gjuhëtar, një matematikanë apo një agronom, kurse në institucionet e sundimit të ligjit, në krye të tyre, emërohet dikush që nuk e ka as përgatitjen dhe dijen minimale të menaxhimit të atij dikasteri. Pra Kosova po jeton në anarki institucionale. Kosova si demokraci e re është bërë një shtet që funksionon me mashtrime dhe diskriminime në zbatimin e ligjit dhe të së drejtës, dhe nuk ka kush që e detyron të kthehet vendi në rend dhe ligj. Ky kaos na vjen për shkakun se vetë partitë politike që veprojnë dhe arrijnë të futen në institucione, për ndërtimin e tyre, janë mbi ligjin dhe mbi shtetin, mbi kushtetutë. Shteti i Kosovës është pronë e partive por jo i qytetarëve. Shumë dëm i është bërë shtetit dhe të gjithë qytetarëve”, deklaroi Burjani për “Kosova Sot Online”.

E sipas Burjanit, nëse arrin të krijohet qeveria e re e Kosovës nga dy partitë politike fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosje dhe LDK, duhet të përcillen premtimet e tyre pikërisht që kanë qenë në funksion të shtetit të së drejtës, dhe ky veprim do të matet nëse këta partner të rinj qeverisës do të fillojnë ta shembin “kullën” e krimit të organizuar nga maja e saj.

“Të gjitha vendimet e nxjerra nga ish Qeveria që nga data 19 korrik duhet të shfuqizohen, si të paligjshme. Këtu duhet të fillohet e për të shkuar te për tej duke kërkuar shkeljet e ligjit e të kushtetutës që janë bërë në vazhdimësi. Kjo qeveri vazhdimisht ka nxjerr vendime të pa ligjshme, ka thelluar kapjen e institucioneve të pa varur me njerëz puro partiak, duke shkuar aq thellë me veprime antikushtetuese sa që është politizuar thellësisht edhe AKI-a, sipas marrëveshjes së fshehtë nën tavolinë nga ana e PDK-së dhe AAK-së. E kanë kriminalizuar dhe politizuar madje edhe shërbimin diplomatik, që është frymëmarrja e vetme e lirë e fuqizimit të sovranitetit dhe integritet ndërkombëtar të një shteti serioz e të pa varur. Ish qeverisjet e deritanishme, pothuajse të gjitha janë karakterizuar me përlotë skandale, duke qenë mbi ligjet dhe kushtetutën, prandaj e tërë kjo veprimtari kriminale duhet të analizohet, të hetohet dhe para drejtësisë të denoncohet”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)