Merkel dërgon zyrtarët e CDU në përpjekjen finale për te lidhur koalicionin mes LDK e VV

  • 18 December 2019 - 17:37
Merkel dërgon zyrtarët e CDU në përpjekjen finale për te lidhur koalicionin mes LDK e VV

Një ekip i dërguar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kryesuar nga njëri ndër njerëzit më të afërm të saj në kuadër të Bundestagut , Peter Bauer, do të arrijnë sonte në Kosovë, ku nesër do të zhvillojnë takime të ndara me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Media brenda dy partive politike, kanë konfirmuar se ky delegacion është nisur në Kosovë, me urdhër të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe se kjo mund të jetë përpjekja e fundit që gjermanët do e bëjnë për t’u arritur koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së.

Sipas agjendës së këtij ekipi të deleguar nga Merkel, bëhet e qartë, që në takimet e ndara me Kurtin dhe Mustafën, ata do të kërkojnë preraz që të ketë marrëveshje mes këtyre dy partive politike.

Bayer, është një politikan me të kaluar të madhe në shtetin gjerman dhe njihet si njëri ndër personat më të afërm të kancelares Merkel. 

“Ata do të vijnë sonte vonë në Kosovë. Nesër do të ketë takime të ndara me kryetarin e VV-së Albin Kurti dhe të LDK-së, Isa Mustafa. Na është bërë e qartë që kjo do të jetë përpjekja e fundit dhe ultimatum i prerë nga zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel, që të ndodhë koalicioni mes dy partive. Ky ekip do të vijë me ultimatum të qartë për të dy liderët që koalicioni LVV-LDK, duhet të ndodhë sa më parë dhe se nuk guxon që të ketë zvarritje të këtij procesi”, ka thënë ky burim.

Takimin e këtij delegacioni me dy krerët e partive, e ka konfirmuar si nga VV ashtu edhe nga LDK, ani pse asnjë zyrtarë i këtyre partive nuk ka dashur që të flasin publikisht lidhur me këtë çështje.

Në mënyrë anonime ata i kanë thënë Gazetës se tashmë është caktuar takimi i këtij delegacioni me krerët e partive, por nuk kanë dashur që të japin detaje tjera.

Deri më tani kanë ndodhur më shumë se dhjetë takime mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Albin Kurti – por që nuk kanë dhënë asnjë rezultat sa i përket arritjes së marrëveshjes. Kjo për shkak që tashmë LDK e ka vënë kusht postin e presidentit, e cila nuk është duke u pranuar nga ana e partisë së Albin Kurtit.

(Kosova Sot Online)