“Mbikëqyrje e rreptë nga amerikanët”, kërkohet Vettingu në Kosovë

  • 19 December 2019 - 07:42
 “Mbikëqyrje e rreptë nga amerikanët”, kërkohet Vettingu në Kosovë

 “Duke parë se mafio oligarkia juridiko-politike e krimit, hajnisë e korrupsionit nuk është e interesuar për shtetin ligjor, për shtetin e së drejtës dhe të luftës kundër korrupsionit, pasi ata janë autoret, shkaktarët dhe bartësit e atyre që kanë kapur shtetin, ligjin, drejtësinë dhe shoqërinë, atëherë mbetet vetëm një shpresë, dhe kjo është intervenimi radikal nga SHBA-të, kryesisht për miratimin dhe zbatimin e Vetting-ut, të sponsorizuar, kontrolluar e drejtuar prej tyre”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Skënder Kapiti thotë se edhe për qytetarët e Kosovës po vjen në moment i rëndësishëm i angazhimit serioz amerikan në vitin 2020, për t’i imponuar klasës politike kosovare një opsion të ngjashëm të instalimit të llogaridhënies dhe të vetëpastrimit përmes ligjit të Vetting-ut.

Ndryshe sipas Kapitit, pa SHBA-të si mbikëqyrës i rreptë, Kosova do të mbetet shtet i krimit të organizuar dhe i sunduar nga pushtetarët e inkriminuar, dhe nëntoka kriminale që ishin deri sot.

Image
Skender Kapiti

“Politika e deri më sotme shqiptare, si ajo në Shqipëri dhe ajo në Kosove, kanë dështuar në aspektin final dhe kryesor, pikërisht në atë të shtet ndërtimit modern me standarde demokratike shtet formuese, kanë dështuar ne ngritjen dhe në funksionimin e shtetit ligjor. Kjo do të thotë se nga ky dështim ka triumfuar e kundërta e tyre, keq qeverisja, korrupsioni, krimi, tradhtia publike e kombëtare, anti ligji dhe antishteti, e që për këto arsye gjithnjë e më shumë si Shqipërisë dhe Kosovës si krye detyrë shtëpie nga SHBA-të dhe nga BE-ja u është vënë: lufta kundër krimit të organizuar, kundër krimit të korrupsionit dhe krimeve të tjera që vijnë e burojnë prej tyre”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, sikur që ka ndodhur në Shqipëri, ashtu duhet të ndodhë presioni dhe mbikëqyrja amerikane për zbatimin e llogaridhënies përmes ligjit Vetting në të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, ndryshe nuk mundë të funksionojë asgjë.

“Duke parë se mafio oligarkia juridiko-politike e krimit, hajnisë e korrupsionit nuk është e interesuar për shtetin ligjor, për shtetin e së drejtës dhe të luftës kundër korrupsionit, pasi ata janë autoret, shkaktarët dhe bartësit e atyre që kanë kapur shtetin, ligjin, drejtësinë dhe shoqërinë, atëherë mbetet vetëm një shpresë, dhe kjo është intervenimi radikal nga SHBA-të, kryesisht për miratimin dhe zbatimin e Vetting-ut, të sponsorizuar, kontrolluar e drejtuar prej tyre”, deklaroi Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)