Shtatori nuk është më muaji i dasmave, ja çfarë preferojnë tani shqiptarët

  • 19 December 2019 - 12:13
Shtatori nuk është më muaji i dasmave, ja çfarë preferojnë tani shqiptarët

Muaji shtator është “zhdukur“ nga preferencat e shqiptarëve për t’u kurorëzuar dhe tashmë ai që preferohet më shumë është gushti.

Sipas një raporti të fundit të  INSTAT, në periudhën 5 vjeçare 2014-2018, rezulton se numri total i kurorëzimeve në muajin gusht është 13 mijë e 991.

Nga ana tjetër, në çdo vit, dasmat në gusht kanë ecur me trend rënës, kurse ato në tetor kanë ndjerë rritje. Për shembull, sipas Instat, në tetor 2014 ka pasur 2 mijë e 158 martesa, ndërkohë tetori i 2018 u mbyll me 2 mijë e 355 kurorëzime, raporton Scan.

Nga ana tjetër, në shtator 2014 janë shënuar 2 mijë e 359 martesa. Në shtator 2018, ky numër ra në 1 mijë e 924.

Image

(Kosova Sot Online)