Kosovarja shkon në vizitë në Burgun e Dubravës, policia i gjen drogë në trup

  • 20 December 2019 - 10:30
Kosovarja shkon në vizitë në Burgun e Dubravës, policia i gjen drogë në trup

Policia e Kosovës njofton se ditën e djeshme e dyshuara femër K/Shqiptare gjatë vizitës në Burgun e Dubravës i është gjetur dhe sekuestruar droga e llojit marihuanë në peshë 19 gram.

E dyshuara ka tentuar që këtë sasi droge t’ia jap familjarit të burgosur.

Ajo është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)