Përplasen dy vetura në Vushtrri, lëndohen tre persona

  • 20 December 2019 - 12:58
Përplasen dy vetura në Vushtrri, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të premtën në rrugën  nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e  Vushtrisë.

Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident  trafiku me të lënduar ka ndodhur  sot  rreth orës 11:40, në rrugën  nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e  Vushtrisë.

Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara tre   persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Ndryshe gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente me katër të lënduar në Pejë.

(Kosova Sot Online)