Paralajmërohet dështimi i koalicionit: Ja vetëm kush e zgjidh ‘nyjën’ Vetëvendosje-LDK

  • 20 December 2019 - 16:16
Paralajmërohet dështimi i koalicionit: Ja vetëm kush e zgjidh ‘nyjën’ Vetëvendosje-LDK

“Faktori ndërkombëtar, me influenca politike të theksuara në vendin tonë, aktualisht ushtron presion relativisht të balancuar për arritje të koalicionit bilateral partiak LË dhe LDL. Duke e vlerësuar faktin se LVV-ja është fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme, presioni do të duhej të ishte i drejtë, ashtu që nga LDK-ja të kërkohej në mënyrë eksplicite që të heq dorë përfundimisht nga kërkesa megalomane për ta para siguruar, para garantuar e para rezervuar postin e Presidentit i cili nuk ishte as nuk mundë të jetë temë e debatimeve gjatë negociatave ndërmjet atyre subjekteve politike, madje edhe nga fakti se pretendimi i tillë është kundër moralit shoqëror, moralit politik dhe nenit 70 të Kushtetutës”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në seancën e konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është çelësi i krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit, mirëpo partitë politike që po negociojnë arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës, Vetëvendosje dhe LDK, janë acaruar skajshmërisht në luftën për pushtet, duke u përplasur për pozitën e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

E njohësit e zhvillimeve politike në vend, nuk besojnë se do të ketë një marrëveshje të vullnetshme mes këtyre dy subjekteve politike, për ta tejkaluar krizën dhe shpëtuar vendin nga zgjedhjet e reja, nëse në këtë mes nuk ndërhyn për të ndërmjetësuar faktori ndërkombëtar.

Sipas profesorit të së drejtës, Riza Smaka, me këtë sjellje lakmitare për pushtet, këto dy subjekte politike janë duke e humbur thellësisht besimin tek qytetarët, besim ky i shprehur me votë ndaj këtyre dy partive politike opozitare, që premtuan qeverisje për ndryshime dhe formim të shpejtë të institucioneve që nga dita e parë e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, por që tani, kjo përplasje për pozita që po zgjat kaq shumë.

Image
Riza Smaka

“Kjo po dëshmon se politika kosovare është akoma larg interesit të qytetarit dhe vazhdon të mbetet rob i interesave dhe grupeve klientelistë të cilat duhet të rehatohen në institucione pa kushte, madje qoftë edhe duke zhvatur në interesin e tyre personal”.

Prandaj sipas Smakës, edhe po detyrohet faktori ndërkombëtar që të ndërhyj për të zgjidhur krizën. 

“Faktori ndërkombëtar, me influenca politike të theksuara në vendin tonë, aktualisht ushtron presion relativisht të balancuar për arritje të koalicionit bilateral partiak LË dhe LDL. Duke e vlerësuar faktin se LVV-ja është fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme, presioni do të duhej të ishte i drejtë, ashtu që nga LDK-ja të kërkohej në mënyrë eksplicite që të heq dorë përfundimisht nga kërkesa megalomane për ta para siguruar, para garantuar e para rezervuar postin e Presidentit i cili nuk ishte as nuk mundë të jetë temë e debatimeve gjatë negociatave ndërmjet atyre subjekteve politike, madje edhe nga fakti se pretendimi i tillë është kundër moralit shoqëror, moralit politik dhe nenit 70 të Kushtetutës”, tha Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Më tej, profesori Smaka shtoi se edhe faktori ndërkombëtar duhet të jetë shumë i drejtpërdrejtë edhe i qartë.

“Që partive politike të ju thuhet se nga agjenda e marrëveshjes për ndërtimin e qeverisë së re, të largohet krejtësisht diskutimi, kërkesa për rezervimin e pozitës së presidentit, për atë apo këtë subjekt politik. Ky mesazh, duhet t’i dërgohet direkt kreut të LDK-së Isa Mustafës. Ndaj do të duhej të pasonte insistimi i faktorit ndërkombëtar adresuar kreut të LDK-së se posti i Presidentit nuk mund të jetë temë e negociatave për koalicionin ndërpartiak aktual por vetëm strukturat drejtues të Kuvendit të Kosovës dhe kabineti qeveritar, ngase për këtë janë shpallur, mbajtur, zhvilluar dhe më pastaj certifikuar edhe rezultati zgjedhor”, deklaroi profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)