I kërkuar për vrasje në Shqipëri dhe Gjermani, arrestohet pas 20 vitesh shqiptari

  • 20 December 2019 - 19:20
I kërkuar për vrasje në Shqipëri dhe Gjermani, arrestohet pas 20 vitesh shqiptari

Pas një hetimi të plotë dhe një kontrolli metodik, oficerët e policisë së Selanikut, gjetën dhe arrestuan në qendër të qytetit një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestim i cili erdhi pas një operacioni të organizuar.

Mediat greke shkruajnë se ai është një 43 vjeçar shqiptar i përfshirë në “Listën e Kuqe” të kërkimit ndërkombëtar nga ana e autoriteteve shqiptare për krimin e vrasjes dhe mbajtjes pa leje të armëve në gusht 1997, kur qëlloi dhe vrau fatalisht në qytetin e tij të lindjes.

Për më tepër, sipas autoriteteve gjermane, i arrestuari kishte qenë më parë i përfshirë në një rast vrasjeje në Gjermani. 

Shqiptari gjithashtu ka qenë i përfshirë në një grabitje të armatosur të degës së një banke në qendër të qytetit të Selanikut në korrik 2003.

Ndërsa përpiqej të shpëtonte qëlloi me armë oficerët e policisë, duke plagosur njërin prej tyre. Për këto vepra ai u dënua me burgim (20) vjet.

(Kosova Sot Online)