Arrestohet e reja nga Gjakova që i ngriti kurth 29-vjeçarit nëpërmjet Snapchat’it

  • 21 December 2019 - 12:17
Arrestohet e reja nga Gjakova që i ngriti kurth 29-vjeçarit nëpërmjet Snapchat’it

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 19-vjeçare nga Gjakova, e cila dyshohet se në bashkëpunim me disa persona i morën para një personi tjetër, duke e mashtruar në rrjetin social “SnapChat”. 

Organet e sigurisë kanë bërë të ditur se arrestimin i të dysharës ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.

“Lidhur me rastin pas zhvillimit të hetimeve është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara e cila dyshohet se në bashkëpunim me të dashurin e saj  dhe shokun e tyre ia kanë marrë paratë një personi”, thuhet në njoftimin raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

Ndryshe, media ka raportuar dje se si një 19-vjeçare nga Gjakova, mbrëmjen e së enjtes e ka ftuar një 29-vjeçar në banesën e saj, duke e joshur përmes rrjetit social “Snapchat”.

Dy të rinjtë kishin bisedat përmes rrjetit social “Snapchat”, ku vajza e kishte joshur djalin dhe e kishte ftuar në banesën e tij.

29-vjeçari A.N. kishte shkuar në banesën e vajzës, A.D. me të cilën kishte biseduar. Por, pak pasi arriti aty, e priti një befasi e pakëndshme.

Dy persona të maskuar dhe me shufra hekri në duar, ia kanë grabitur A.B. portofolin me 160 euro.

Pas grabitjes, të dyshuarit e kanë kërcënuar 29-vjeçarin që të mos e njoftojë policinë për rastin që kishte ngjarë.

E tërë këtë ngjarje e ka konfirmuar për media Drejtori Rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka treguar se është arrestuar e dyshuara A.D. e cila edhe e ka pranuar veprën e kryer.

“Sot gjatë ditës pas një pune operative të hetuesëve nga stacioni policor Gjakovë, është arrestuar e dyshuara e cila e ka pranuar se veprën e ka kryer duke bashkëpunuar me të dashurin e saj dhe një shokun e tij, të cilët janë identifikuar nga policia por që ende janë në arrati”, ka theksuar Graishta.

(Kosova Sot Online)