Pas ankesave, trenat e Francës lëshohen vetëm për fëmijët

  • 23 December 2019 - 08:57
Pas ankesave, trenat e Francës lëshohen vetëm për fëmijët

Kompania publike e hekurudhave në Francë e ka anuluar planin për anulimin e shërbimeve të udhëtimit për fëmijët, të cilët me një program të veçantë mund të udhëtojnë të vetëm gjatë Krishtlindjeve.

Ndërmarrja SNCF fillimisht kishte njoftuar se do ta anulojë këtë shërbim, në të cilin fëmijët e moshës 4 deri 14-vjeçare shoqërohen nga një vëzhgues.

Ky vendim kishte nxitur reagime të shumta, sepse rreth pesë mijë fëmijë prekeshin nga ndërprerja e shërbimeve të udhëtimit me tren gjatë festave të fundvitit.

Megjithatë, pas zbutjes së qëndrimit të disa vozitësve grevistë, kompania tha se do t’i ofrojë disa shërbime të veçanta për fëmijët gjatë kësaj periudhe.

Ndryshe, mijëra punëtorë të sektorit publik i kanë nisur grevat dhe protestat për shkak të planit të qeverisë për reformë pensionale.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje që grevat të anulohen gjatë festave në mënyrë që të shmangen tollovitë në rrjetin e transportit.

Shërbimi i transportit për fëmijët pritet të kthehet nga data 29 dhjetor, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)